Zbardhet konflikti për motive të dobëta që përfundoi me dy të vrarë në Manzë, arrestohen 4 persona dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë

Date:

Share post:

Hetimet e thelluara të Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë që tronditi fshatin Manzë në orët e para të mëngjesit të 22 tetorit, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta mbetën të vrarë dy të rinj, Flori Paluçi, 33 vjeç, dhe Aranit Kurti, 23 vjeç.

Sipas hetimeve, përplasja nisi në ambientet e një lokali, pasi Daniel Pepa, 21 vjeç, banues në Manzë, është konfliktuar verbalisht me kamerierin dhe më pas me Flori Paluçi, i cili ndodhej në lokal me disa shokë. Pas debatit, D. Pepa është larguar, por është rikthyer menjëherë më vonë i shoqëruar nga Ergi Kadiu, 21 vjeç, dhe Aranit Kurti, 23 vjeç.

Në momentin që tre të rinjtë kanë tentuar të hyjnë në lokal, F. Paluçi ka dalë jashtë dhe dyshohet se ka qëlluar në tokë me armë zjarri. Pas kësaj, D. Pepa ka reaguar duke qëlluar në drejtim të tij dhe e ka plagosur, ndërsa Flori Paluçi është kundërpërgjigjur me armë, duke qëlluar në drejtim të D. Pepa dhe A. Kurti, të cilin dyshohet se e kishte goditur më herët me grusht. Nga përplasja me armë mbetën të vrarë F. Palushi dhe A. Kurti

Policia ka arrestuar në flagrancë katër persona për moskallëzim të krimit:

  • Erald Cani, 25 vjeç,
  • Ergi Kadiu, 21 vjeç,
  • Taulant Beqja, 37 vjeç,
  • Emirian Beqja, 34 vjeç, të gjithë banues në Manzë.

Ndërkohë, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim:

Daniel Pepa, 21 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes së Flori Paluçit për veprat penale“Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”; G. A, 30 vjeç, për “Mbajtje pa leje e armëve’, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Sipas të dhënave hetimore, menjëherë pas ngjarjes, Daniel Pepa është larguar nga vendi i krimit bashkë me G. A., i cili dyshohet se e ka ndihmuar në arratisje.
Policia e Durrësit po vijon kërkimet për kapjen e të dy personave të shpallur në kërkim dhe po punon për sigurimin e çdo prove që do të ndihmojë në dokumentimin e plotë të përgjegjësisë penale të të përfshirëve në këtë konflikt tragjik.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Plagosja me armë në Durrës, reagon policia: 61-vjeçari qëlloi 52-vjeçarin, vijon kërkimi

Policia ka reaguar për plagosjen me armë zjarri të regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të...

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një person rreth 50 vjeç është plagosur me armë zjarri në zonën e Vollgës, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur...

Çmimi i lartë i naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës dhe uljen 20% të akcizës

Më 19 qershor, pas 3 muajve në fuqi, qeveria shpërndau bordin e Transparencës. Sot, pas 3 muajsh, kur...

Parkimi në Durrës, ndryshojnë rregullat: 93 hapësira falas për rezidentët dhe përcaktohen rrugët sipas lagjeve

Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi sot me shumicë votash ndryshimet në skemën e parkimit me pagesë. Për qytetarët...