AKU bllokon gati 3 tonë produkte bujqësore në Durrës

Date:

Share post:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë një aksion kontrolli në tregun e produkteve për mbrojtjen e bimëve, duke zbuluar shkelje në qytetin e Durrësit.

Më datë 22 tetor 2025, Drejtoria Rajonale e AKU Durrës kreu një inspektim në subjektin “Cultiva”, që ushtron aktivitet në tregtimin me shumicë të produkteve për mbrojtjen e bimëve.

Gjatë kontrollit, inspektorët konstatuan se afatet e ruajtjes së produkteve nuk përputheshin me ato të miratuara nga Ministria e Bujqësisë dhe të përcaktuara në dosjet zyrtare të regjistrimit.

Si pasojë, u bllokua një sasi prej 2,999.6 kilogramësh produkte PMB, ndërsa subjektit iu ngarkua detyrimi për të tërhequr nga tregu edhe 6,270.98 kilogramë të tjera, që tashmë kishin dalë në shitje, në përputhje me rregullat e gjurmueshmërisë.

Në vijim të procedurave, AKU Durrës ka bashkëpunuar me sektorin e Krimit Ekonomik, dhe rasti është referuar pranë Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Haga dha verdiktin, Kosova në protestë: Çfarë pritet tani për Thaçin dhe tre ish-krerët e UÇK-së?

25 vite për Hashim Thaçin, 25 për Jakup Krasniqin, 18 për Kadri Veselin dhe 13 për Rexhep Selimin....

Plagosja me armë në Durrës, reagon policia: 61-vjeçari qëlloi 52-vjeçarin, vijon kërkimi

Policia ka reaguar për plagosjen me armë zjarri të regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të...

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një person rreth 50 vjeç është plagosur me armë zjarri në zonën e Vollgës, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur...

Çmimi i lartë i naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës dhe uljen 20% të akcizës

Më 19 qershor, pas 3 muajve në fuqi, qeveria shpërndau bordin e Transparencës. Sot, pas 3 muajsh, kur...