Refuzohet kërkesa për liri e Lefter Kokës

Date:

Share post:

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për lirim të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

Koka, i dënuar në tre procese gjyqësore  për aferën e inceneratorëve, kërkoi që gjykata të konstatonte humbjen e fuqisë së paraburgimit, duke argumentuar se ishte tejkaluar afati ligjor prej tre vitesh.

Ai ndodhet pas hekurave që nga dhjetori i vitit 2021. Deri tani, ka përfituar lirimin e parakohshëm për një nga dënimet dhe shuarjen e masës për një tjetër. Megjithatë, në burg e mban ende dënimi me 6 vjet e 8 muaj për çështjen e inceneratorit të Fierit, dosje që Gjykata e Lartë e ka kthyer për rigjykim në Apelin e Posaçëm.

Lefter Koka ka mbajtur postin e kryebashkiakut të Durrësit në vitet 2003–2007, si dhe deputetit, përpara se të bëhej pjesë e qeverisë si ministër i Mjedisit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...