Shqiptari Jurgen Uldedaj shkruan historinë në Londër, shpallet Kampion bote

Date:

Share post:

Triumf i madh për boksin shqiptar në një nga skenat më prestigjioze të sportit botëror. Jurgen Uldedaj është shpallur kampion bote në kategorinë “cruiserweight” të IBO-s, pas një përballjeje të fuqishme ndaj kamerunasit Rolly Lambert Fogoum në “O2 Arena” të Londrës.

Boksieri kuqezi dominoi duelin nga fillimi në fund, duke u vlerësuar nga gjyqtarët me vendim unanim: 120-108, 118-110, 119-109, rezultate që konfirmuan epërsinë e tij të padiskutueshme në ring.

Të dy sportistët u treguan taktikë dhe të kujdesshëm gjatë gjithë ndeshjes, por Uldedaj u imponua falë agresivitetit dhe ritmit të lartë veçanërisht në raundet e para, ku hodhi bazat e fitores. Me shpërthime të fuqishme dhe teknikë të pastër, ai neutralizoi kundërshtarin dhe e detyroi të dorëzohej ndaj avantazhit të tij.

Ky sukses e ngjit 27-vjeçarin me origjinë nga Lezha në majën e botës, duke e futur zyrtarisht në elitën e peshave të mesme të rënda. Një arritje historike për sportin shqiptar, që e rikthen flamurin kuqezi në skenën më të lartë të boksit profesionist.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Statuja e Teutës” dhe drejtoreshat e sotme

Nga Auron Tare Një mik shumë i mirë nga Lezha më mori në mbrëmë telefon. Pasi shkëmbyem disa fjalë të...

“Pylli” në Amfiteatrin e Durrësit: Kur realiteti nis të humbasë kufijtë

Çfarë ndodh kur nuk je më i sigurt nëse ajo që po përjeton është e vërtetë apo vetëm...

Kruja kundërshton “dorëzimin” e Rinasit: “Është i Krujës, jo i Tiranës. Fuqizoni bashkinë!”

Këshilli Bashkiak i Krujës ka shprehur kundërshtimin unanim ndaj ndryshimit të propozuar në projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të...

Fetah Mataj merr detyrën e nëndrejtorit të komunales në Durrës, dy muaj pas prangosjes së bashkëshortes

Dy muaj pas arrestimit të ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, bashkëshorti i saj, Fetah Mataj, është...