Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 09:50 në rrugën “Skënderbeu”, në Golem të Kavajës. Një 19-vjeçar nga Kavaja, i identifikuar me inicialet R. F., dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit për shkak të lagështirës në rrugë, duke përplasur një këmbësore, shtetasen Sh. Sh., 56 vjeçe.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve mjekësore, gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.
©️zërionline


