Shpërthim në automjet, plagoset specialisti 38-vjeçar

Date:

Share post:

Një shpërthim i fuqishëm tronditi sot lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër. Rreth orës 11:35, sapo kishte ndezur makinën e tij, shtetasi 38-vjeçar, Enea Busukja, u plagos si pasojë e aktivizimit të një sasie lënde plasëse të vendosur në automjet.
Busukja është specialist i monitorimit pranë Drejtorisë së monitorimit në terren, në rajonin e veriut.
Ai u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe specialistët e kriminalistikës, të cilët po mbledhin prova dhe po punojnë për të zbardhur dinamikën dhe motivet e sulmit. Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor ka nisur veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Hetimet vijojnë.

spot_img

Artikuj të lidhur

Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në paraburgim, lë qelinë dhe shkon në spital për mjekim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka thyer këmbën gjatë një ndeshjeje futbolli, në ambientet e ajrimit të paraburgimit të...

“Statuja e Teutës” dhe drejtoreshat e sotme

Nga Auron Tare Një mik shumë i mirë nga Lezha më mori në mbrëmë telefon. Pasi shkëmbyem disa fjalë të...

“Pylli” në Amfiteatrin e Durrësit: Kur realiteti nis të humbasë kufijtë

Çfarë ndodh kur nuk je më i sigurt nëse ajo që po përjeton është e vërtetë apo vetëm...

Kruja kundërshton “dorëzimin” e Rinasit: “Është i Krujës, jo i Tiranës. Fuqizoni bashkinë!”

Këshilli Bashkiak i Krujës ka shprehur kundërshtimin unanim ndaj ndryshimit të propozuar në projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të...