Rruga e re drejt Drilonit, banorët e Gurrasit në Pogradec në protestë: Na morën tokat pa shpronësim

Date:

Share post:

Banorë të fshatit Gurras në qytetin e Pogradecit, po protestojnë ditën e sotme pasi tokat e tyre bujqësore janë prekur nga ndërtimi i rrugës së re që lidh zonën e burimeve të Gurrasit me Drilonin.

Sipas banorëve, deri më sot nuk është kryer asnjë procedurë shpronësimi, ndërsa nuk u është përcaktuar as sipërfaqja e zënë e tokës dhe as vlera e kompensimit.

Banorët shprehen se tokat i kanë me certifikata pronësie, të përfituara me ligjin 7501 ose të blera më pas. Ata pohojnë se mjetet e ndërtimit janë futur në pronat e tyre pa paralajmërim dhe se bashkia e Pogradecit nuk u ka dhënë ende asnjë sqarim për situatën.

Sipas tyre, projekti po i afrohet përfundimit dhe frika më e madhe është që rruga të merret në dorëzim pa u kryer më parë procedurat e shpronësimit, gjë që do t’i linte pa asnjë mundësi kompensimi për tokën e humbur.

Rruga e re kalon në tokat e rreth 120 familjeve, ndërsa një pjesë e mirë e atyre që merren me bujqësi, janë prekur plotësisht, duke mbetur pa pronë. Zona ku po ndërtohet rruga është ish-kënetore torfike, e njohur për prodhim të lartë bujqësor.

Banorët paralajmërojnë se, nëse bashkia nuk ndërhyn për zgjidhjen e çështjes së shpronësimeve, ata do të protestojnë dhe do të bllokojnë punimet.

spot_img

Artikuj të lidhur

Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në paraburgim, lë qelinë dhe shkon në spital për mjekim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka thyer këmbën gjatë një ndeshjeje futbolli, në ambientet e ajrimit të paraburgimit të...

“Statuja e Teutës” dhe drejtoreshat e sotme

Nga Auron Tare Një mik shumë i mirë nga Lezha më mori në mbrëmë telefon. Pasi shkëmbyem disa fjalë të...

“Pylli” në Amfiteatrin e Durrësit: Kur realiteti nis të humbasë kufijtë

Çfarë ndodh kur nuk je më i sigurt nëse ajo që po përjeton është e vërtetë apo vetëm...

Kruja kundërshton “dorëzimin” e Rinasit: “Është i Krujës, jo i Tiranës. Fuqizoni bashkinë!”

Këshilli Bashkiak i Krujës ka shprehur kundërshtimin unanim ndaj ndryshimit të propozuar në projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të...