E rëndë në Durrës, djali vret me thikë babain

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të marte në Durrës, ku djali Marjan Kodheli ka vrarë me thikë babain 69 -vjeçar Pjetër Kodheli.

Burime nga policia bëjnë me dije se djali vuan nga probleme mendore. 69-vjeçari ka ndërruar jetë teksa po transportohej për në spital. Ngjarja ka ndodhur ne zonën e Shkallnurit.

Ndërkohë, pas krimit, djali ka arritur të largohet. Policia ka rrethuar zonën ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes. 

Njoftimi policisë:

“Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.”, njofton policia. 

spot_img

Artikuj të lidhur

Punësohej në biznese të ndryshme dhe vidhte xhirot ditore, 39-vjeçarja arrestohet nga forcat ‘Shqiponja’

Policia e Tiranës ka dokumentuar 5 raste vjedhjesh në biznese të ndryshme dhe ka arrestuar një 39-vjeçare. Në pranga...

Ekzekutimi mafioz në Sarandë, Hetim të kaluarës së viktimës dhe kontrolle të shumta

Një 44-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë, ndërsa një 73-vjeçar, kalimtar i rastit,...

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen dy 43-vjeçarë në Gjirokastër

Dy 43-vjeçarë janë arrestuar në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar me autobus mallra të dyshuara si të...

Sulm masiv me dronë i Ukrainës ndaj Rusisë

Rusia është përballur me një sulm masiv me dronë ukrainas gjatë natës, ku sipas autoriteteve ruse kanë humbur...