Pranga 27-vjeçarit që goditi me grusht anëtarin e Këshillit Bashkiak gjatë mbledhjes

Date:

Share post:

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e së dielës në ambientet e Bashkisë Pogradec, ku një mbledhje e Këshillit Bashkiak me pjesëmarrjen e qytetarëve është ndërprerë nga një akt dhune.

Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë 27-vjeçarin Kevi Muçllari, banues në Pogradec, i cili akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Sipas Policisë, më datë 10.11.2025, rreth orës 14:25, gjatë debatit që kishte nisur mes Muçllarit dhe disa anëtarëve të Këshillit Bashkiak, tensionet u përshkallëzuan. Fillimisht ai ka ofenduar verbalisht anëtarët e këshillit dhe më pas ka kaluar në dhunë fizike duke goditur me grusht Engjëll Shytin, 47 vjeç, anëtar i Këshillit Bashkiak.

Ngjarja u shënua përpara qytetarëve të pranishëm, ndërsa mbledhja u ndërpre për pak minuta.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe marrjen e masave të mëtejshme ligjore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...