Atentati në Rinas/ Gilmando Dani-krahu i Shullazit, I plagosuri – agjent i AMP

Date:

Share post:

Gilmando Dani mbeti i vrarë sot, me 11 nëntor, në një atentat mafioz pranë aeroportit të Rinasit. Ai udhëtonte në një makinë si pasagjer, teksa të shtënat nuk kursyen as shoferin duke e lënë të plagosur rëndë. I plagosur në këtë atentat mbeti shtetasi Muçi Shaljani alias Sheqeri, që dyshohet se është edhe agjent i AMP-së.Shaljani dhe Gilmando Dani ishin kthyer ditën e sotme nga jashtë shtetit.

Ata kishin ikur nga vendi më datë 7 nëntor dhe automjetin e kishin parkuar në aeroportin e Rinasit. Gilmando Dani ishte emër i njohur për drejtësinë. Ai njihej si pjesëtar i grupit të Emiljano Shullazit. Ai ishte konsideruar si person i rrezikshëm për shkak të ekspozimit të tij të shpeshtë në episode të përbashkëta me Shullazin.
Dani ishte kontrolluar shpesh për vepra penale. Konkretisht në gusht të vitit 2009 pas vrasjes së 4 efektivëve të policisë në Durrës nga Dritan Dajti. 

Në gusht 2009, në kuadër të hetimit për masakrën në Durrës, Prokuroria e Krimeve të Rënda i bllokoi pasaportën për disa ditë Gilmando Danit. Po kështu, më 23 prill 2011, gjatë fushatës elektorale, Gilmando Dani u shoqërua në Policinë e Tiranës pasi ndodhej në vendin e ngjarjes ku Emiljano Shullazi pengoi një miting të Partisë Socialiste në Njësinë Bashkiake Nr. 7 në kryeqytet. 

Arrestimi ndodhi nga forcat speciale të policisë, RENEA, të cilat, bashkë me Gilmando Danin vunë në pranga edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe D. Hate. Gjatë këtij aksioni, policia sekuestroi një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh, përfshi pistoleta automatike tip “Skorpions” me silenciator, dy automatikë prodhim kroat e kallashnikov, radio komunikimi me distancë të afërt, radio përgjuese të valëve të strukturave të Policisë (në Tiranë dhe rrethe), fenelinë policie, dylbi speciale për shikim natën, dylbi të zakonshme si dhe maska, doreza dhe pajisje të tjera kamuflazhi. Ai ishte liruar nga burgu më 6 tetor të vitit 2024, pasi kreu 2/3 dënimit. Gilmando Dani i kishte shpëtuar më herët edhe dy atentateve, një në vitin 2011 dhe një tjetër në vitin 2015, kur ishte në shoqërinë e Shullazit. 

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...