Goditi me grusht komshiun që vdiq më pas në spital, prangoset i mituri në Durrës.

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arapaj të Durrësit, pak ditë më parë, ku një përplasje e momentit mes dy personave ka përfunduar me vdekje. Policia ka ndaluar 18-vjeçarin L. Ç., i cili akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen.”

I arrestuari nuk ka mbushur ende 18 vjeç. Sipas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, ai dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grusht 52-vjeçarin Saimir Fetahu. Si pasojë e goditjes, ky i fundit ka rënë me kokë në tokë, duke marrë dëmtime të rënda. Nga hetimet rezulton se ka qenë një konflikt për motive të dobëta që ka sjellë pasojën e rëndë. Viktima dyshohet se në gjendje të dehur kishte ngacmuar me fjalë vëllain e sëmurë të autorit të dyshuar. Me ta marrë vesh, ai ka shkuar “të sqarohet” dhe e ka goditur me grusht.
Pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë fillimisht në vend dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, 52-vjeçari ndërroi jetë më datë 10 nëntor, rreth orës 22:00.
Pas konstatimit të vdekjes, Policia e Durrësit ndaloi me iniciativë autorin e dyshuar, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...