Pacolli reagon pas debatit për Aeroportin e Vlorës: “Qeveria shqiptare përfiton 50% të fitimit”

Date:

Share post:

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sot pas debateve të ditëve të fundit në mediat shqiptare lidhur me ndërtimin e aeroportit të Vlorës, një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Pacolli shprehu shqetësimin për “qasjen e disa individëve të painformuar”, të cilët sipas tij po japin opinione që nuk pasqyrojnë realitetin.
“Fatkeqësisht, disa prej tyre jo vetëm që interpretojnë ngjarje të paqena e të pavërteta, por edhe i lejojnë vetes të ofendojnë”, – shkruan Pacolli, duke shtuar se do të ishte më dinjitoze që përpara se të artikulohen opinione publike, të bëhet një informim i saktë mbi faktet.

Ai theksoi se aeroporti i Vlorës po zhvillohet sipas afateve kontraktuale dhe do të jetë një nga më funksionalët në rajon. “Projekti përfaqëson investimin më të madh në Shqipëri në kuadër të një partneriteti publik-privat. Qeveria shqiptare merr 50% nga fitimi i gjeneruar nga të hyrat dhe nuk i kushton asnjë cent taksapaguesve”, nënvizon Pacolli.

Reagimi i tij vjen disa ditë pasi më 31 tetor ai u mor në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, lidhur me konfliktin e lindur me ortakun e tij Valon Ademi për koncesionin e aeroportit. Prokuroria ka regjistruar procedim penal për veprat e mashtrimit me pasoja të rënda dhe mashtrimit kompjuterik, bazuar në kallëzimet e bëra nga të dy palët.

Pacolli pretendon se zotëron 98% të aksioneve përmes kompanisë “Mabco Construction S.A.”, ndërsa Ademi thotë se ka 49% të tyre përmes “2A Group”. Përplasja mes ortakëve ka çuar edhe në pezullimin e aktivitetit të shoqërisë “Vlora International Airport” nga Gjykata e Tiranës.

Megjithatë, Pacolli ka siguruar se mosmarrëveshjet nuk do të ndikojnë në përfundimin e projektit, i cili pritet të jetë gati sipas planit dhe të kthehet në një nga pikat më të rëndësishme të transportit ajror në Shqipëri.

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...