Shpërthimi ka ndodhur në restorantin “Perla e Detit”, nga pjesa e pasme e lokalit, në pronësi të dy kunetërve Klodjan Murati dhe Benard Elezi.
Sasia që ka plasur dyshohet se ka qenë e vogël, pasi janë thyer disa xhama të fasadës.
Në kamerat e lokalit duket autori që afrohet dhe lë lëndën plasëse, i maskuar, dhe largohet me vrap në këmbë.
Pronarët deklarojnë se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk kanë asnjë ide se pse është vendosur lënda plasëse dhe do të jenë hetimet në vijim që do të zbardhin ngjarjen. Një pistë hetimi është dhe ajo e një akti kriminal paralajmërues për shkak të konkurencës.


