Ujërat vërshojnë në Delvinë, izolohen banorët në 2 fshatra

Date:

Share post:

Moti i keq ka shkaktuar problematika në jug. Në Delvinë, situata paraqitet problematike. Ujërat nga reshjet e dendura të shiut kanë vërshuar si “lumë”, siç shihet nga pamjet që sjell Report TV, duke shkaktuar dëme në banesa. Banorët e fshatit Vanë dhe të lagjes Xhermëhallë janë izoluar.  

Në qytetin e Gjirokastrës, ka probleme me furnizimin me energji elektrike që prej mbrëmjes së djeshme.

Situatë problematike paraqitet edhe në njësitë administrative të Lopësit, Kurveleshit në Tepelenë, Krahësit, Luftinjës e Qesaratit në Memaliaj, të Zagorisë, Picarit, Lazaratit, Dropullit e Lunxherisë në Gjirokaster, të cilët prej 12 orësh nuk kanë energji elektrike. 

Grupet e OSHEE ndodhen në terren për të riparuar defektet që kanë shkaktuar shkarkesat atmosferike në sistemin e shpërndarjes.

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...