Aksion nga SPAK, lëshohen 24 urdhërarreste

Date:

Share post:

Një aksion i përbashkët  është zhvilluar mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK dhe si pasojë janë lëshuar 24 urdhër-arreste.

Ky operacion është vijim i atij të zhvilluar dy ditë më parë në Itali, ku u godit grupi i Ndragehetës dhe shqiptarët e lidhur me ta, të cilët në 2 vite u zbulua se kishin trafikuar 3.5 ton kokainë me vlerë 27 mln euro.

Mes 28 masave të sigurisë që u lëshuan nga Prokuroria e Milanos, 6 prej tyre ishin shqiptarë. Ai aktualisht ndodhet në burg në Shqipëri si i përfshirë në grupin e Plaurent Dervishajt, Erion Alibejt dhe bosit të Cinco-s, Ermir Ndrejaj, të akuzuar për trafikun e 6 ton kokainë me vlerë 411 milionë euro. 

Shqiptarët e përfshirë janë Marjus Aliu, Elvis Aliu, Fatjon Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani, nga Kavaja e Burreli, për të gjithë masa ‘arrest në burg’. 

Të përfshirët akuzohen se i përkasin një organizate të lidhur me Ndrangheta-n e Lokridës, klani Barbaro, dhe bashkë me shqiptarët organizuan dhe financuan trafikun ndërkombëtar të drogës. Akuzohen se kanë trafikuar 3.5 ton kokainë, nga të cilat më shumë se 400 kg u sekuestruan në Itali dhe jashtë vendit. Brenda afërsisht dy vitesh, organizata transportoi drogë me vlerë mbi 27 milionë euro. 

Hetimi u krye kryesisht nëpërmjet analizës së bisedave në SkyEcc, dhe zbuloi një trekëndësh kompleks të bashkëpunimit midis kriminelëve nga Kalabria, Lombardia dhe Kampania. Mes personave që janë lëshuar masat e sigurisë, është edhe një kinez, i akuzuar për pastrim parash, i cili lehtësonte pagesat e drogës përmes sistemit informal të transferimit “fei ch’ien” ( i njohur edhe si “paratë fluturuese” për transferimin pa lëvizur fizikisht shuma të mëdha parash).

Vijon…

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...