I mituri i arrestuar për plagosjen e rëndë të 15 vjeçarit në Durrës ka deklaruar pendesë për krimin, duke thënë se qe i detyruar të vetëmbrohet, pasi po e godiste pa mëshirë.
Gjykata e Durrësit caktoi sot masën e sigurisë arrest në burg për të miturin e arrestuar M. K., si dhe e vleftësoi të ligjshëm arrestimin e tij. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe ndaj të miturit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal.
Sipas vendimit, Prokuroria e Durrësit, në bashkëpunim me policinë gjyqësore, ngarkohet me ekzekutimin e masës së sigurisë.
©️zërionline


