Festat e Nëntorit nisin me tingujt e muzikës së artistëve të rinj në Durrës

Date:

Share post:

Salla e koncerteve Black Box u mbush mbrëmë me emocion, duartrokitje dhe tinguj që frymëzojnë. Shkolla artistike “Jan Kukuzeli” hapi zyrtarisht siparin e festave të 28-29 Nëntorit me koncertin festiv “Shqipëria në zemër, muzika në shpirt”.

Nën drejtimin e dirigjentit Orges Mema dhe me kujdesin e drejtores së shkollës Adriana Gjepali, orkestra, kori dhe solistët e shkollës sollën një udhëtim emocional përmes ekspozitës, këngëve dhe pjesëve instrumentale që nderojnë identitetin, historinë dhe shpirtin shqiptar.

Nxënësit dhe mësuesit u bënë bashkë duke krijuar atë energji të veçantë që vetëm muzika dhe arti mund ta sjellë. Interpretimet e tyre, plot pasion e profesionalizëm, u pritën me entuziazëm nga të pranishmit, të cilët përjetuan një mbrëmje që rikujtoi krenarinë kombëtare përmes artit.

Me këtë koncert dhe ekspozitë, shkolla “Jan Kukuzeli” jo vetëm çeli festimet e Nëntorit, por riafirmoi edhe një herë rolin e artit si gjuha më e bukur për të treguar dashurinë për atdheun.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...

Para pa deklaruar dhe pajisje të dyshimta, në pranga 49-vjeçari në dalje të Portit

Një 49-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë në Pikën e Kontrollit Kufitar të Portit të Durrësit, pasi...

Ndërtime pa leje në Himarë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona

Prokuroria e Vlorës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq për shpërdorim detyre 4 ish-zyrtarët e IMT-së Himarë dhe 3 shtetas për...

Përfundimisht 30 vite burg shqiptares që masakroi çiftin Tasho në Itali

41-vjeçarja shqiptare, Elona Kalesha është dënuar me 30 vite burg nga Gjykata e Kasacionit në Itali. Dënimi i...