15-vjeçari që u plagos rëndë të martën me thikë nga bashkëmoshatari i tij ka dalë nga intubimi. Lajmi konfirmohet nga burime spitalore në Durrës, të cilat bëjnë me dije se adoleshenti po reagon pozitivisht ndaj trajtimit mjekësor.
I mituri do të vijojë të mbahet nën monitorim gjatë orëve në vazhdim, për të vlerësuar stabilitetin e gjendjes dhe ecurinë e mëtejshme të rikuperimit. Mjekët shprehen se situata mbetet delikate, por shenjat e para konsiderohen inkurajuese.
©️zërionline


