Adoleshentët shqiptarë, “dembelë” ushqehen mirë, po bëjnë jetë sedentare

Date:

Share post:

Shëndeti dhe stili i jetesës së adoleshentëve të sotëm është shumë i rëndësishëm për të matur cilësinë e kapitalit njerëzor në dekadën e ardhshme. Një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon se fëmijët dhe adoleshentët shqiptarë konsumojnë më shumë fruta dhe perime se bashkëmoshatarët e tyre europianë, por ndërkohë pinë shumë më tepër pije me sheqer dhe janë shumë më pak aktivë fizikisht në krahasim me vendet e tjera të Europës. Përqindja e fëmijëve që nuk konsumojnë fruta apo perime çdo ditë është shumë më e ulët se mesatarja europiane, çka tregon se zakonet ushqimore të fëmijëve shqiptarë janë disi më të shëndetshme. Edhe për sa i përket mbipeshës dhe obezitetit te fëmijët 6–9 vjeç, Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të ulët, rreth 20%, ndërkohë që mesatarja e rajonit të OBSH-së në Europë është afër 40%. Këto të dhëna tregojnë një situatë relativisht pozitive në raport me shumë vende të tjera europiane. 

Nga ana tjetër, siç raporton Monitor, treguesi për aktivitetin fizik mbetet problematik. Rreth tre të katërtat e fëmijëve shqiptarë janë fizikisht joaktivë, një nivel i ngjashëm me mesataren europiane, por shumë larg vendeve që performojnë më mirë në këtë drejtim. Edhe konsumi i pijeve të gazuara është disi më i lartë se në vendet më të zhvilluara. Këto të dhëna sugjerojnë se, ndërsa ushqyerja është relativisht e mirë, mënyra e jetesës mbetet ende sedentare për një pjesë të madhe të fëmijëve. Përdorimi i cigareve elektronike dhe atyre tradicionale tek adoleshentët shqiptarë është shumë i ulët, nën 10%, krahasuar me nivelet 20–40% në shumicën e vendeve të tjera europiane. Kjo sipas deklarimeve të tyre, po realiteti mund të jetë ndryshe. Edhe konsumi i alkoolit është dukshëm më i kufizuar – shumë pak adoleshentë raportojnë se kanë konsumuar alkool, janë dehur ndonjëherë apo gjatë 30 ditëve të fundit. Në këta tregues, Shqipëria dallon pozitivisht, duke u renditur ndër vendet më të sigurta në aspektin e sjelljeve të rrezikshme për moshat e reja.

Vendi ynë renditet shumë mirë për sa u përket zakoneve të ushqyerjes, nivelit të mbipeshës dhe sidomos konsumit të duhanit e alkoolit tek adoleshentët, në krahasim me Europën. Megjithatë, mbetet një sfidë e dukshme mungesa e aktivitetit fizik dhe një prirje ende e lartë për konsum të pijeve të gazuara. Financimi publik për shëndetin e fëmijëve dhe adoleshentëve mbetet i kufizuar në vendin tonë. Vetëm 9.2% e totalit të shpenzimeve publike i dedikohen shëndetësisë, krahasuar me rreth 15% në mesataren e BE-së.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Rrugën e Kombit

Një bilanc tragjik me dy viktima dhe pesë të plagosur është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin...

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...