Grabitje spektakolare në Itali/ Komandot sulmojnë automjetin e blinduar brenda tunelit, vjedhin 2 milionë euro! Dogjën dy mjete për të bllokuar trafikun 

Date:

Share post:

Kriminelët arritën të ndalonin automjetin e blinduar dhe gjatë operacionit u dëgjuan disa të shtëna armësh, por fatmirësisht asnjë nga punonjësit brenda furgonit nuk u plagos.

Itali – Një grabitje e organizuar ka tronditur provincën e Reggio Calabria-s, ku një grup komando ka sulmuar një automjet të blinduar përgjatë një segmenti të autostradës.

Sulmi ndodhi brenda një tuneli midis kryqëzimeve Scilla dhe Bagnara, në drejtim të veriut. Kriminelët arritën të ndalonin automjetin e blinduar dhe gjatë operacionit u dëgjuan disa të shtëna armësh, por fatmirësisht asnjë nga punonjësit brenda furgonit nuk u plagos.

Sipas vlerësimeve paraprake, sasia e parave të grabitura arrin rreth dy milionë euro.

Për të bllokuar trafikun dhe për të ndaluar çdo ndihmë të mundshme, autorët e krimit vendosën dy makina që më pas i dogjën, duke shkaktuar një bllokim total të qarkullimit, shkruan Corriere della Sera.

Pas ngjarjes në zonë shkuan zjarrfikësit dhe patrullat e policisë, të cilat siguruan zonën dhe nisën hetimet për identifikimin e autorëve./Shqiptarja

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...