Interes i lartë në Durrës për lëvizjen e re në PD: Salianji nis turin e bashkëbisedimeve me demokratët

Date:

Share post:

Lëvizja e re brenda Partisë Demokratike u prit me interes të dukshëm në Durrës, ku ish-deputeti Ervin Salianji hapi sot turin e takimeve me bazën demokrate. Në krah të tij Salla ku u zhvillua mbledhja ishte e tejmbushur, ndërsa dhjetëra të tjerë u grumbulluan jashtë, duke treguar se diskutimi për të ardhmen e PD-së mbetet një çështje që ngjall vëmendje të madhe te anëtarësia.

Takimi u hap nga një i ri demokrat, ndërsa fjalën e mori më pas Ndrec Pjetri, kandidati më i votuar i listës së PD në Durrës. “S’duhet të rrimë duarkryq”, u shpreh ai, duke kërkuar lëvizje dhe angazhim të vazhdueshëm për ringritjen e partisë.

Ervin Salianji, në prononcimin për median, theksoi se prania e madhe e demokratëve në takim është një sinjal i qartë se baza kërkon ndryshim. “Është salla plot. Ka edhe njerëz jashtë. Është me rëndësi që politikanët, sidomos ata të PD-së, të kthehen te njerëzit. Te kafenetë, te takimet, që të bëjmë të mundur zgjimin e PD-së dhe ngritjen e saj,” tha ai.
Salianji shtoi se do të jetë pjesë e çdo takimi me demokratët për të dëgjuar mendimet dhe për të ndërtuar alternativa që, sipas tij, mund ta sfidojnë qeverinë aktuale. “Qëllimi i çdo takimi është ringritja dhe zgjimi i PD-së. Ky është i vetmi qëllim imi”, theksoi ai.

Në takim morën fjalën edhe disa demokratë durrsakë, të cilët kërkuan rifreskim dhe reformim të strukturave drejtuese të partisë, duke e konsideruar këtë lëvizje si një mundësi të re shprese për opozitën. Foli edhe Ilir Alimehmeti, duke përshëndetur nismën dhe theksuar nevojën për hapje, transparencë dhe rikthim të besimit te votuesit opozitar, për të krijuar një parti demokratike sa më të fortë.
“Belinda Balluku fitoi me një të rënë të lapsit 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë. Të bashkohemi për të rrëzuar qeverinë”, tha Alimehmeti.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...