AKU bllokon 51 tonë misër që vinte nga Serbia: Ishin me Aflatoksinë

Date:

Share post:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar prani të aflatoksinës në një sasi prej 51 ton misër me origjinë nga Serbia. Sipas një njoftimi zyrtar, AKU thotë se nga analizat e kryera në mostrat e marra në dy ngarkesat me misër, ushqim për kafshë të ardhura nga Serbia, janë konfirmuar me prani të Aflatoksinës B1.

Për këtë arsye, njëra nga ngarkesat, është kthyer në vendin e origjinës, ndërsa ngarkesa tjetër është bllokuar me destinacion asgjesimin.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të transparencës dhe informimit të publikut dhe në zbatim të legjilacionit në fuqi bën me dije se bazuar Planit Vjetor të Kontrolleve Zyrtare, në Pikën Inspektimit Kufitar Hani Hotit ka kryer mostrimin në dy ngarkesa me misër, ushqim për kafshë, origjina Serbi, të cilat pas kryerjes së analizimit laboratorik, janë konfirmuar me prani të Aflatoksinës B1. Informojmë se njëra nga ngarkesat, është kthyer në vendin e origjinës, ndërsa ngarkesa tjetër është bllokuar në ambientet e subjektit me destinacion asgjësimin.

AKU garanton opinionin publik se çdo produkt ushqimor i importuar, i nënshtrohet kontrolleve rigoroze për të garantuar produkte të sigurta ushqimore në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e AKU-së për mediat.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...