Një 76-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi tentoi të vriste bashkëshorten e tij duke e goditur me shkop druri. Policia thotë se e moshuara ka marrë dëmtime të rënda fizike dhe për pasojë është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë. Në video shihet edhe momenti kur 76-vjeçari e ndjek nga pas të moshuarën për ta goditur.


