Një ngjarje e rëndë dhune në familje tronditi lagjen nr. 17 të Durrësit, ku një 76-vjeçar tentoi të vriste bashkëshorten e tij, duke e ndjekur dhe goditur me një send të fortë. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të policisë, situata u ndal para se të përshkallëzohej edhe më tej.

Sipas hetimeve paraprake, gjatë një konflikti për motive të dobëta, Ali Roshi ka goditur me një shkop druri 70-vjeçaren F.D., duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Viktima u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.
Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, arrestoi autorin në flagrancë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
©️zërionline


