SPAK ka goditur një grup kriminal në Fushë-Krujë, të akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Në total paraprakisht deklarohet se janë lëshuar 14 masa sigurie, 9 prej të cilave janë ekzekutuar. Tre prej këtyre janë aktualisht në burg. Masa e arrestit iu komunikua në qeli shtetasve Islam Sefës, Aldo Gjinit dhe Jani Çavos. Të arrestuar nga operacioni janë Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani, Sokol Qaja, Gazmir Rraja, Perparim Rraja dhe Rexhep Rraja. Këto shtetas akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 te 333/a si edhe neni 334/1 i Kodit Penal. Në kërkim mbeten 5 të tjerë.
Operacioni po drejtohet nga prokurori Adnan Xholi. Grupi është “tradhtuar” nga bisedat që kanë bërë në SkyEcc dhe ata akuzohen për trafik droge në disa raste dhe në disa shtete.Rrexhep Rraja dhe kushëriri i tij Perparim Rraja ishin në kërkim nga policia e Krujës edhe për dhunën në gurore në 6 korrik 2023. Dhuna barbare ndodhi pasi dy kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja kishin denoncuar në polici se gurorja e Rrajave po u prishte shtëpitë në Borizanë. Vëllezërit dhe djali i ish-deputetit i dhunuan me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera të forta dhe dy kushërinjtë Maja përfunduan në spital.
©️zërionline


