Gjykata e Lartë e rrëzoi kërkesën për rekurs të ish efektivit të policisë, Ludjan Zaimi, i dënuar për vrasjen e Çaush Saliasit, kolegut të tij. 28-vjeçari pati kërkuar prishje të vendimit të Apelit në 25 janar 2024.

Ai u shpall fajtor për veprën penale të “vrasjes me paramendim të punonjësit të Policisë së Shtetit.
Zaimi vrau me pistoletën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi 55 vjeç, më 23 maj 2022, brenda ambienteve të komisariatit nr. 3 në Tiranë. Ngjarja u deklarua se ndodhi për shkak të bullizimit dhe konflikteve të vazhdueshme mes dy efektivëve në komisariatin numër 3.

Zaimi në shkallën e parë u dënua me 35 vite burg për veprën penale “vrasje e punonjësve të policisë së shtetit”, por Apeli e rikualifikoi në vrasje me paramendim duke ulur 5 vite dënimin. Ish-efektivi nuk u pajtua me këtë vendim dhe duke kërkuar sërish ulje iu drejtua Gjykatës së Lartë, po pa sukses.
Nëse dikush vret pas çdo situate bullizuese të pretenduar, çfarë do të ndodhte?! E kur kjo ndodh brenda policisë, nga individë që duhet të mbrojnë jetën e rendin publik dhe nuk ndëshkohet, çfarë mund të pritet nga të tjerët?!
©️zërionline


