Plagosja e TikTokerit “Gucci”/ Policia shpall tre të dyshuar në kërkim

Date:

Share post:

Pas plagosjes me armë zjarri të TikTokerit të njohur Fabion Kuçi, i njohur si “Gucci”, policia ka dhënë të rejat e fundit për hetimet. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bën me dije se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre persona: A. N., 38 vjeç, banues në Durrës; F. B., 22 vjeç, banues në Tiranë; dhe B. Ç., 34 vjeç, banues në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45 të datës 15.12.2025, te lokali në lagjen nr. 9, ku tre të dyshuarit afruan me dy automjete dhe qëlluan me armë zjarri drejt Fabion Kuçit, i cili u plagos lehtë.

Në vijim të hetimeve, policia ka sekuestruar disa fishekë luftarakë nga banesa e një prej të shpallurve në kërkim. Operacioni për kapjen e tre të dyshuarve vijon.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...