Nevoja për opozitë funksionale, Agron Shehaj takohet me drejtuesen e Ambasadës amerikane në Tiranë

Date:

Share post:

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn, zhvilloi një ditë më parë, një takim me kryetarin e Partia Mundësia, Agron Shehaj, ku u diskutua vizioni i kësaj force politike për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë.

Gjatë bisedës u theksua roli thelbësor që luan një opozitë aktive dhe funksionale në forcimin e demokracisë dhe garantimin e balancave institucionale. Palët ndanë mendime mbi rëndësinë e dialogut politik dhe angazhimit konstruktiv për përballimin e sfidave të vendit.

Në këtë kontekst, Ambasada e Shteteve të Bashkuara thekson se është e përkushtuar për të bashkëpunuar me udhëheqës nga i gjithë spektri politik, me synimin për të çuar përpara sigurinë dhe interesat e përbashkëta të dy vendeve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...