Quo Vadis? Adoleshentët sërish me grushta e thikë, 2 grupet u përleshën pas mësimit

Date:

Share post:

Tjetër sherr i dhunshëm mes adoleshentëve. Ngjarja vjen disa ditë pas dhunës mes 2 grupeve të adoleshentëve pranë shkollës së mesme “Shejnaze Juka”, në Shkodër. Ky episod u regjistrua të premten mes disa të miturve, të cilët mbanin në dorë edhe thikë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Adoleshentët konfliktohen fillimisht me grushta, por një prej pjesëmarrësve në konfrontim mban në dorë një thikë.

Të përfshirët në konflikt mësohet se janë nga zona e Vaut të Dejës. Ngjarja ka ndodhur pas orës së mësimit, kur të miturit kishte lënë takim për t’u “sqaruar” mes njëri-tjetrit, tek vendqëndrimi i furgonëve.
I mituri pasi nxjerr thikën vendos kapuçin e xhupit në kokë dhe tenton të godasë rivalët në përplasje.

Për fat të mirë nuk pati të plagosur. Ka qenë ndërhyrja e një gruaje e cila ka shpërndarë të miturit disi duke ulur tensionet mes tyre. Është lajmëruar policia e cila ka mbërritur në vendngjarje, por ka munguar plotësisht bashkëpunimi për dhënien e informacionit, qofshin nga nxënësit që ndodheshin aty dhe kanë parë sherrin, por edhe nga shoferët e furgoneve.

Thika në dorën e nxënësit duket e madhësisë së armëve të ftohta luftarake, ndërsa nga të dhënat mësohet se konflikti kishte disa ditë që kishte nisur.

Më 25 nëntor një tjetër sherr mes të miturish në Durrës pëfundoi me vdekjen e 15-vjeçarit Erion Boba qe u godit disa herë me thikë në zemër e trup nga një 14-vjeçar.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...