Klodian Braho,kryeprokurori: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale

Date:

Share post:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për 3 vitet e ardhshme do të drejtohet nga Klodian Braho. Prokurori Braho mori sot detyrën nga paraardhësi i tij Altin Dumani, drejtuesi i dytë i SPAK pas Arben Krajës që nga themelimi i institucionit.

Braho theksoi se fokusi i tij mbetet në forcimin e funksionimit të brendshëm, në zbatimin e Kushtetutës dhe mbrojtjen e pavarësisë së SPAK. Kryeprokurori e mbylli fjalën e tij duke falënderuar Krajën dhe Dumanin.

“Marrja e detyrës është një angazhim për të respektuar Kushtetutën, për të mbojtur pavarësinë e SPAK dhe pë të forcuar besimin e qytetarëve. alënderoj paraardhësin në detyrë zotin Kraja për vendosjen e gurëve të parë në institucion për të marrë formën që ka sot si dhe Dumain për guximin dhe integritetin duke përforcuar figurën e SPAK.

Fokusi im do të mbetet forcimin i funksionimit të brendshëm. isioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale. Unë besoj se jemi një skuadër dhe duhet të punojmë krah për krah me përkushtim për zotimin tonë për respektimin  Kushtetutës”, tha Braho.

Altin Dumani ia dorëzoi sot “çelësat” e SPAK Brahos duke i uruar sukese në detyrën e re me bindjen që do të mbështetet në trashëgiminë 6-vjeçare e duke çuar përpara integritetin e institucionit.

“Sot mund të them me bindje se SPAK është më i fortë, më i konsoliduar dhe më i besueshëm se më parë. Këto arritje janë rezultat i punës së palodhur të të gjithëve. uroj shumë suksese z. Braho në detyrën e re dhe kam bindjen se ai do të mbështetet mbi trashëgiminë 6-vjeçare duke e çuar përpara misionin e SPAK me integritet e vendosmëri”, tha Dumani.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...