Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton buxhetin 2026 dhe një paketë vendimesh me ndikim social dhe zhvillimor

Date:

Share post:

Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Durrësit, drejtuar nga kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako, u miratua buxheti për vitin 2026, i cili, sipas Sakos, parashikon vijimin e punëve dhe investimeve të rëndësishme në shërbim të qytetit dhe qytetarëve.

Gjatë kësaj mbledhjeje u zgjodh edhe drejtuesja e re e Këshillit Bashkiak, Denisa Luarasi, si dhe zv.kryetarja Joniada Musaraj, të cilave kryebashkiakja u uroi suksese në ushtrimin e detyrës.

Krahas buxhetit vjetor, Këshilli Bashkiak miratoi edhe një sërë vendimesh të rëndësishme, mes tyre Programin Buxhetor Afatmesëm 2026–2028, si dhe sistemin e taksave dhe tarifave vendore për vitin 2026.

Në fokus të veçantë ishte edhe mbështetja sociale, ku u miratua ndihma financiare për disa familje të dëmtuara nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet intensive të shiut gjatë muajit janar 2025. Po ashtu, u miratuan ndryshime në vendimet e mëparshme të Këshillit Bashkiak lidhur me vlerën financiare të shpronësimeve për pasuritë private që preken nga investimi publik për rikonstruksionin e një rruge në njësinë administrative Ishëm.

Vendimet e marra përfshinë gjithashtu miratimin e listave të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike, si dhe të familjeve që do të përfitojnë nga programi i kredisë së lehtësuar për strehim me interes 3%. Në të njëjtën mbledhje u miratua paraprakisht edhe lista e zonave prioritare të zhvillimit në territorin e Bashkisë Durrës, në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 20/2025 “Për paketën e maleve”.

Në fushën e arsimit, Këshilli Bashkiak dha dritën jeshile për listën emërore të nxënësve të arsimit parauniversitar që plotësojnë kriteret ligjore për përfitimin e bursave dhe pagesave për vitin shkollor 2025–2026.

Vendimet e miratuara synojnë të nxisin zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës dhe forcimin e mbështetjes sociale për shtresat në nevojë, duke reflektuar prioritetet e Bashkisë së Durrësit për vitet në vijim.

Vijon…

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...