Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen dhe urojnë për më shumë paqe e mirësi

Date:

Share post:

Nën tingujt e këmbanave dhe dritën e shpresës që sjell Lindja e Krishtit, besimtarët e krishterë në Durrës e në të gjithë vendin kremtuan Krishtlindjen me solemnitet, lutje dhe bashkim shpirtëror. Ortodoksë, katolikë dhe ungjillorë iu drejtuan kishave të qytetit për të marrë pjesë në meshat dhe shërbesat e shenjta, duke e kthyer këtë festë në një moment reflektimi, paqeje dhe dashurie njerëzore.

Ceremonitë nisën me meshën e mesnatës në kishën famullitare “Shën Domeniku” dhe atë “Shën Luçia”, një nga kulmet e festimeve të Krishtlindjes, ku u përcoll mesazhi i paqes, shpresës dhe fillimit të ri. Paraditen e sotme, shërbesa dhe mesha e Krishtlindjes u mbajtën edhe në kishën ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti”.

Edhe në kishat ungjillore të Durrësit, besimtarët u mblodhën në shërbesat festive në lutje, adhurim dhe reflektim, duke kërkuar paqe, udhëzim hyjnor dhe forcë shpirtërore për jetën e përditshme.

Pas meshave, urimet e ngrohta, përqafimet dhe fjalët e shpresës mbushën ambientet e shenjta, duke e kthyer Krishtlindjen në një festë që afron njerëzit me njëri-tjetrin dhe i rikthen te vlerat më të larta të besimit, dashurisë dhe solidaritetit njerëzor.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...