Një aksident me pasojë humbjen e jetës është regjistruar në aksin rrugor Katund Sukth – Fllakë, duke çuar në arrestimin në flagrancë të drejtueses së automjetit.
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan shtetasen Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka përplasur një biçikletë. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i biçikletës, shtetasi Rakip Bytyçi, 69 vjeç, u transportua në spital, ku fatkeqësisht humbi jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
©️zërionline


