Pas flakëve që përfshinë parkun e autobusëve një ditë më parë, hetimet paraprake hedhin dritë mbi shkaqet e zjarrit që dogji tetë autobusë jashtë funksionit në Durrës.
Në vijim të informacionit të dhënë më herët, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati i Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim, duke e klasifikuar ngjarjen si aksidentale.
Sipas veprimeve të para hetimore, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve, duke sjellë më pas përhapjen e flakëve edhe te mjetet e tjera të parkuara pranë.
Autobuzat ishin në pronësi të kompanisë Shega-Trans.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati persona të lënduar.
©️zërionline


