31-vjeçari me precedent penal arrestohet në flagrancë me armë zjarri, në 2017 qëlloi me kallashnikov drejt një lokali nate

Date:

Share post:

Një aksion i Komisariatit të Policisë së Korçës, mbrëmjen e djeshme, ka çuar në arrestimin e një 31-vjeçari. Gjatë një kontrolli në një lokal të qytetit, shërbimet e policisë konstatuan se i riu mbante armë zjarri pa leje.

I arrestuari është Andi Qeraxhi, një emër i njohur për policinë për shkak të precedentëve penalë. Sipas burimeve zyrtare, 31-vjeçari ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale, ndërsa në vitin 2017 ka qëlluar me kallashnikov drejt një lokali nate në periferi të qytetit të Korçës.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe bazuar në kontrollet e ushtruara nëpër ambiente të ndryshme, ku mund të ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas lëvizte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Target”.

Si rezultat i operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lagjen nr. 9, në një lokal, në ambientet e të cilit u konstatua shtetasi A. Q., që dyshohej se ishte i armatosur. 

Ky shtetas, sapo vuri re forcat e Policisë, ka tentuar të largohej me shpejtësi, me qëllim që të shmangte kapjen nga Policia, por u kap dhe neutralizua.

Nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër, municion luftarak dhe një shumë parash.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Q., 31 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...