Festë pa teprime / Specialistët: Balancë në ushqim dhe alkool për të shmangur pasojat

Date:

Share post:

Tryeza e ndërrimit të viteve është pjesë e traditës dhe simbol i bollëkut, por specialistët e ushqyerjes dhe mjekët këshillojnë maturi për ta shijuar festën pa e kthyer atë në shqetësim shëndetësor.

Sipas nutricionistëve, kujdesi nis që në momentin e blerjeve. Rekomandohet që pazaret e festave të bëhen pa uri, pasi është vërtetuar se kur stomaku është i ngopur, zgjedhjet ushqimore janë më të arsyeshme dhe më të shëndetshme.

Mishi, ëmbëlsirat dhe pijet alkoolike janë tundime të zakonshme të kësaj periudhe, por mënyra e përgatitjes dhe konsumit bën diferencën. Mishi preferohet të piqet dhe jo të skuqet, si dhe të shmangen temperaturat shumë të larta gjatë gatimit, pasi rëndon tretjen. Alkooli këshillohet të konsumohet gjithmonë me stomakun plot dhe i shoqëruar me ushqim, pasi kjo e bën më të përballueshëm efektin e tij si për metabolizmin ashtu edhe për dhimbjet e kokës.

Më shumë sesa shmangie totale, specialistët flasin për kombinimin e duhur të ushqimeve. Ëmbëlsirat nuk rekomandohen të konsumohen veçmas, por pas një vakti të plotë me perime dhe proteina. Kjo ndihmon në kontrollin e rritjes së menjëhershme të glicemisë, ndërsa fibrat e ushqimeve e ngadalësojnë tretjen.

Për të ndihmuar sistemin tretës, sugjerohet konsumimi i kosit dhe turshive të përgatitura në shtëpi. Frutat preferohet të konsumohen me lëkurë, pasi fibrat ndihmojnë tretjen dhe reduktojnë ndjesinë e fryrjes.

Ata që gjatë festave zgjedhin të “prishin” regjimin ushqimor këshillohen të shmangin ngrënien emocionale, ndërsa për ata që duan të ruajnë njëfarë disipline pa u privuar nga tryeza festive, rekomandohet një çaj i ngrohtë para vakteve për të frenuar oreksin.

Specialistët theksojnë se shtimi në peshë nuk ndodh nga një apo dy vakte festive. Reduktimi i ushqimit mund të nisë pas festave, duke balancuar ditët pasuese dhe duke shmangur teprimet e përsëritura. Mesazhi kryesor mbetet i qartë: Shijoni festën, por me masë.

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...