2026 nis mes gëzimit të jetëve të reja dhe trishtimit për humbjet në aksident

Date:

Share post:

Viti i Ri 2026 ka nisur me emocione të forta dhe kontraste të dhimbshme në vend. Ndërsa në maternitetet shqiptare janë shënuar lindjet e para të vitit, duke sjellë shpresë dhe jetë të re, rrugët e vendit janë kthyer sërish në skenë tragjedish që kanë marrë jetë të reja. Ndërkaq nga fishekzjarret janë dëmtuar dhe 20 persona, ndërsa një 13-vjeçare u gërvisht në parakrah nga një plumb qorr në Vaqarr.

Dy vajza janë deklaruar si bebet e para të lindura në vitin 2026, njëra prej tyre në maternitetet e Tiranës, duke dhuruar gëzim për familjet dhe stafet mjekësore që i mirëpritën në orët e para të vitit të ri.

Por gëzimi u zbeh nga një aksident i rëndë rrugor, i regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e njohur si Bypass.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, rreth orës 03:18, tre të rinj nga Tepelena humbën jetën. Drejtuesit e dy automjeteve dhe njëri prej pasagjerëve humbën jetën, ndërsa u plagos një vajzë nga Delvina.
Në automjetin tip Volkswagen udhëtonin Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruci, 27 vjeç, të cilët nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të marra. Në mjetin tjetër, tip Mercedes Benz, ndodheshin Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, dhe Arsida Demiri, 19 vjeç, e cila u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Tre persona të tjerë u plagosën mëngjesin e sotëm në aksin Peqin-Rrogozhinë pas përplasjes së dy automjeteve.

Ngjarjet e orëve të para të vitit 2026 rikthejnë edhe një herë vëmendjen te siguria rrugore dhe përdorimi i lëndeve piroteknike, duke e nisur vitin e ri me një bilanc të rëndë njerëzor, në kontrast të fortë me foshnjat që sapo kanë ardhur në jetë. Zëri Online

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...