Detaje të reja/ Në proces divorci, dhunë fatale dhe dy fëmijë jetim

Date:

Share post:

Detaje të reja tronditëse dalin nga banorë të zonës lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Orikum, ku dhuna në familje përfundoi në vrasje dhe vetëvrasje.

Sipas informacioneve të fundit, Llogora Xhebroj, 50 vjeç, i cili dyshohet se dhunoi për vdekje bashkëshorten e tij Sose Bozhani Xhebroj, 40 vjeçe, ishte në proces divorci me të. Burime bëjnë me dije se marrëdhënia mes çiftit kishte qenë e tensionuar prej kohësh, ndërsa procedurat ligjore për ndarjen ishin në vijim.

Ngjarja ka lënë pas një dramë edhe më të rëndë familjare, pasi çifti kishte dy djem, një 18-vjeçar dhe një 16-vjeçar, të cilët tashmë përballen me humbjen e të dy prindërve brenda pak minutash.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti i fundit mes bashkëshortëve ka degjeneruar në dhunë ekstreme, me pasoja fatale për gruan, e cila nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra. Pas kësaj, autori i dyshuar i krimit i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

Grupi hetimor dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, përfshirë dinamikën e konfliktit, historikun e dhunës në familje dhe nëse ka pasur më herët denoncime apo masa mbrojtëse.

Ngjarja në Orikum rikthen sërish alarmin për dhunën në familje dhe pasojat shkatërruese që ajo lë pas, veçanërisht për fëmijët, të cilët janë viktimat e heshtura të këtyre tragjedive.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...