Harta e rrudhavedhe shkaqet emocionale

Date:

Share post:

Hyrje sqaruese për lexuesit

Materiali i mëposhtëm paraqet një qasje alternative dhe simbolike mbi lidhjen mes rrudhave të fytyrës, gjendjes emocionale dhe organeve të trupit. Këto interpretime nuk mbështeten në prova shkencore dhe nuk zëvendësojnë në asnjë mënyrë mendimin mjekësor apo dermatologjik. Ato duhen lexuar si një këndvështrim reflektues, kulturor dhe shpirtëror, që synon të nxisë vetëvëzhgimin dhe ndërgjegjësimin emocional, jo diagnostikimin apo trajtimin e problemeve shëndetësore.
Lexojini me kureshtje dhe mendje të hapur, por pa i marrë si të vërteta absolute. (Shënim i redaksisë)

Rrudhat e fytyrës shfaqen pavarësisht gjendjes së lëkurës dhe gjithmonë në pika të caktuara. Kjo ndodh për shkak të dobësimit ose sëmundjes së organeve që lidhen me këto pika, si edhe për shkak të problemeve në trupin energjetik ose mendor.

  1. RRUDHAT E INTELIGJENCËS.
    Projekcioni i kokës ndodhet në ballë. Pitagora thoshte: “Mos kërko kurrë këshilla nga ata që kanë ballin e lëmuar – ata nuk reflektojnë kurrë.”
  2. RRUDHAT E URTËSISË.
    Janë projekcioni i shpatullave; shpatullat simbolizojnë aftësinë për të përballuar peripecitë e jetës.
  3. RRUDHAT E HABISË.
    Ndodhen në pjesën e fytyrës të lidhur me parakrahët dhe bërrylat. Në planin mendor, bërrylat simbolizojnë gatishmërinë për të pranuar risitë. Për t’i shmangur këto rrudha, duhet të pranojmë atë që ndodh në mënyrë të përshtatshme dhe të mos mbetemi gjithmonë të habitur.
  4. RRUDHAT E KOKËFORTËSISË.
    Janë projeksioni i qafës; në planin mendor flasin për refuzimin për të parë anët e ndryshme të një problemi.
  5. RRUDHAT E VETMISË.
    Lidhen me sëmundjet e tiroides dhe të pjesës së sipërme të shpinës. Në planin mendor shfaqet ndjenja e të qenit vetëm dhe i sulmuar nga jeta.
  6. RRUDHAT E SCRUPOLOZITETIT.
    Janë të famshmet “këmbë sorrash”. Janë projekcioni i gishtërinjve të duarve. Ata që i kanë, shpesh janë tepër të vëmendshëm ndaj gjërave të vogla të jetës.
  7. RRUDHAT E RETROGRADËVE.
    Lidhen me sëmundjet e traktit gastrointestinal. Në planin mendor përfaqësojnë frikën nga risitë.
  8. RRUDHAT E FORCËS JETIKE.
    Nuk është aq një rrudhë sa një palë lëkure, një kanal i vogël. Këtu pasqyrohet gjendja e pothuajse të gjitha organeve të lidhura me tretjen, si edhe e ijeve dhe vitheve (stabiliteti i trupit, lëvizja përpara në çdo kuptim). Një palë e theksuar tregon aftësinë për t’u rikuperuar shpejt. Një kanal i thellë dhe i gjatë: jetëgjatësi.
  9. RRUDHAT E TURPIT.
    Sinjalizojnë sëmundje të stomakut dhe duodenit. Nëse rrethojnë gjithë gojën: funksionim i dobët i zorrëve në përgjithësi.
  10. RRUDHAT E PESIMIZMIT.
    Kjo zonë e fytyrës lidhet me veshkat. Shkaqet mendore: kritika, zhgënjimet, fati i keq, dorëzimi, ankthi (gjëndrat mbiveshkore).
  11. RRUDHAT E ZHGËNJIMIT.
    Lidhen me shumë organe të rëndësishme; prania e tyre nënkupton disfunksione të veshkave, mëlçisë, fshikëzës së tëmthit, zorrëve dhe zemrës.
  12. RRUDHAT E PASIGURISË.
    Mund të shfaqen në rast ulçere në stomak. Shprehin frikën për të lënë pas atë që ka vdekur, bindjen se ke dështuar.
  13. RRUDHAT E INDIFERENCËS.
    Ngjajnë me rrudha që, në planin mendor, mund të çojnë në disfunksione të mushkërive (depresion, trishtim, frikë nga risitë, lodhje nga jeta), shpretkës (obsesione), mëlçisë (zemërim, nervozizëm, ankesa), gjunjëve (krenari, kokëfortësi), këmbëve (humbje e pikave të referimit në jetë) dhe këmbëve të poshtme (thyerja e idealeve).
  14. RRUDHAT E FRIKËS.
    Probleme të zorrëve, hemorroide. Në planin mendor pasqyrojnë frikën e mosrealizimit, zemërimin (e kaluar), frikën e lamtumirës. Janë projekcion i shputave të këmbëve; dhimbjet në shputa mund të shfaqen nga frika e së ardhmes ose nga frika për të hedhur hapin e parë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...