Plagosje me armë zjarri në Durrës. Shkaku: një borxh i pashlyer

Date:

Share post:

Mospagimi i borxhit çon në vetëgjyqësi dhe krim. Një plagosje me armë zjarri tronditi qytetin bregdetar të Durrësit mbrëmjen e së enjtes kur një 31-vjeçar i identifikuar si Adil Hizdri nga Shijaku qëlloi me pistoletë ndaj 70-vjeçarit Fadil Hunda. Motiv i ngjarjes ka qenë një borxh i pashlyer nga njëri prej djemve të 70-vjeçarit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, pranë lokalit ku Fadil Hunda qëndronte zakonisht. Adil Hizdri, pasi u konfliktua me të, u kthye në automjetin e tij, mori pistoletën dhe qëlloi disa herë drejt Hundës, duke e plagosur me dy plumba. Një patrullë policore reagoi në kohë, duke ndaluar 31-vjeçarin që tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes. Në polici, Hizdri pranoi autorësinë e plagosjes dhe motivin e krimit.

Policia sekuestroi armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale dhe shoqëroi në polici një 56-vjeçar që ishte me autorin në momentin e ngjarjes. I plagosuri ndodhet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e mëtejshëm ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tiranë/Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra

Mëngjesin e ditës së parë të shkollës, një grup i vogël protestuesish tentuan të bllokojnë rrugët. Ata u...

Wireless dhe alkool, kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

Një kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK është zhvilluar në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i...

Trump mund të publikojë “sekretet” e 11 shtatorit!

Donald Trump mund të hapë dokumente të tjera të qeverisë amerikane për sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001. Presidenti...

Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i filialit të Postës në Durrës

Alban Xhelili, ish-deputeti i Partisë Socialiste për Durrësin është emëruar në krye të filialit të Postës Shqiptare në...