Kaos në botë!!! Shkak, ndërprerjet e internetit. Bllokohen linjat ajrore, bankat, mediat dhe bursa. 

Date:

Share post:

Problemet teknike me linjat e internetit dhe komunikimit kanë shkaktuar kaos në Europë, Amerikë dhe Australi, duke bllokuar linjat ajrore, punën e bankave, Bursën e Londrës, media etj.

Fluturimet në aeroportin e Sidnei në Australi janë ndërprerë. Bursa e Londrës ka gjithashtu pezullime të punës. Në Britaninë e Madhe, televizioni Sky Neës nuk është në transmetim për shkak të defekteve teknike.

Në SHBA, United, Delta dhe American Airlines kanë urdhëruar që asnjë fluturim të mos kryhet për momentin, përveç atyre që janë aktualisht në fluturim. Edhe aeroporti i Berlinit ka njoftuar se një defekt teknik po shkakton vonesa në check-in dhe fluturime.

E njëjta situatë është në të gjitha aeroportet e Spanjës, ku deklarohet se po punohet për ta zgjidhur situatën ndërsa puna po vazhdon me sisteme manual.

Edhe në aeroportin e Edinburgut, ekranet e orareve të fluturimeve “ngrinë”. Në terminalin kryesor, tabelat tregojnë informacion të vjetër, ndërsa në mëngjes ra alarmi për zjarr për shkak të kolapsit kompjuterik, siç njofton BBC.

Linja ajrore evropiane Ryanair tha se po përjeton “ndërprerje të mundshme në të gjithë rrjetin” – që sipas saj është për shkak të një ndërprerjeje të palës së tretë. Kudo shtohen raportimet për bllokime të punës, sidomos në linjat ajrore. Kjo për shkak të ndërprerjeve të internetit dhe komunikimit.

Sipas informacioneve, defektet teknike janë shfaqur në platformat e Microsoft. Kompania ka reaguar dhe thotë se është duke ndërmarrë veprime për të rregulluar defektin teknik që ka bllokuar shërbimet e ofruara prej saj. Problemi është identifikuar në shërbimet e aplikacioneve 365 të Microsoft, të bazuara në “Cloud”.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...