Kremtohet Uji i Bekuar

Date:

Share post:

Dita e 6 Janarit, e njohur si festa e Ujit të Bekuar, u kremtua edhe këtë vit në Berat me solemnitet dhe pjesëmarrje të gjerë të besimtarëve të krishterë. Kjo ditë shënon Pagëzimin e Shpëtimtarit Jezu Krisht në ujërat e lumit Jordan dhe për besimtarët beratas përfaqëson një nga festat më të rëndësishme të kalendarit fetar, e pasqyruar simbolikisht çdo vit në ujërat e lumit Osum.

Ceremonia nisi herët në mëngjes në Kishën e Shën Dhimitrit dhe pas meshës nën tingujt e këmbanave dhe bandës së qytetit të gjithë u drejtuan drejt lumit Osum, ku u bë hedhja e kryqit në ujë.

Dhjetë të rinj nga lagje të ndryshme të Beratit u hodhën në ujin e ftohtë për të pritur kryqin, mes tyre edhe një 8-vjeçar. Kryqi i Ujit të Bekuar u kap nga 15-vjeçari Fabio Naço.

Sipas traditës, i riu që kap kryqin vijon ritualin duke e çuar atë në shtëpitë e besimtarëve, që e presin kryqin e bekuar me respekt dhe dhurata simbolike. Pas përfundimit të ceremonisë, besimtarët u rikthyen në kishë për të marrë ujë të bekuar, të cilin e çojnë në shtëpi dhe e ruajnë gjatë gjithë vitit, si simbol mbrojtjeje dhe bekimi.

Ceremonia e hedhjes së kryqit u zhvillua dhe në disa qytete të tjera të vendit, ndërsa u anulua për shkak të motit të keq në Durrës e Gjirokastër.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...