Moti ndan vendin në dy tablo: përmbytje në disa zona, borë dhe izolim në të tjera

Date:

Share post:

Ndërsa një pjesë e vendit vijon të përballet me pasojat e përmbytjeve pas reshjeve intensive të shiut, mëngjesi i kësaj të enjteje ka sjellë një situatë krejt tjetër në veri, verilindje dhe juglindje, ku reshjet e dëborës kanë përfshirë disa qarqe.

Reshje dëbore me intensitet nga i ulët në mesatar raportohen në veri, verilindje dhe juglindje të vendit. Në qarkun e Korçës, bora ka qenë e pranishme në të gjitha bashkitë, me intensitet më të lartë në Dardhë, Voskopojë, Ersekë dhe Qafë Thanë ku po punohet me mjete borëpastruese dhe kriposje të rrugëve.

Situatë më problematike paraqitet në Bulqizë, ku reshjet e dendura të borës, të shoqëruara me temperatura deri në -5 gradë Celsius, kanë sjellë vështirësi në qarkullim në disa akse rrugore, si Bulqizë–Peshkopi, Bulqizë–Tiranë, Qafë e Buallit–Krastë dhe Ura e Çerenecit–Librazhd.

Edhe qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e borës pas 48 orësh shi intensiv. Kukësi është zgjuar i zbardhur, me temperatura minus, ndërsa në zonat malore si Valbona dhe Shishtaveci trashësia e borës ka kaluar mbi 15 centimetra. Reshjet e mëparshme të shiut kanë shkaktuar dalje të lumenjve dhe përrenjve nga shtrati, dëme në infrastrukturën rrugore dhe izolim të qindra banorëve.

Autoritetet vendore bëjnë me dije se situata po monitorohet në terren dhe se strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat malore dhe në akset rrugore të prekura nga moti i keq.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...