Zjarri te “5 Maji” shkrumbon gjithçka, digjen 50 magazina; dëme kolosale për tregtarët

Date:

Share post:

Shkëlqim Goxhaj, drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës, njoftoi se vatra e zjarrit në tregun e rrobave te “5 Maji” po shkon drejt shuarjes.

Ai theksoi se zjarrfikësit po kryejnë një punë heroike për të izoluar plotësisht flakët. Sipas tij, kapanonet e përfshira nga zjarri përmbajnë kryesisht rroba dhe objekte plastike, që kanë favorizuar përhapjen e flakëve, ndërsa ende nuk është e qartë nëse ka bombula gazi brenda.

“Zjarri është lokalizuar vetëm te objekti që ra në fillim. Ishte ora e parë e ndërhyrjes, ku u përballëm me materialet dhe çatinë që përhapnin flakët. Më pas kaluam në izolimin e plotë të vatrës, duke angazhuar forca nga Tirana, Kamza, Vorë dhe Elbasan, me mbështetje nga policia shtetërore dhe ajo bashkiake,” deklaroi Goxhaj.

Ai shtoi se dyqanet e tjera janë të sigurta dhe zjarri nuk është përhapur më tej. Për shkak të sasisë së madhe të rrobave dhe materialeve plastike, zjarrfikësit po vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe ekspertiza e plotë do të bëhet nga policia dhe specialistët e zjarrfikëses.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...