Rrahje mes 2 të burgosurve në burgun e Reçit

Date:

Share post:

Një tjetër rrahje ka ndodhur në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe, ku Astmer Bilali dhe Mikel Thani janë përfshirë në një konflikt fizik mes njëri-tjetrit duke përfunduar në spitalin e burgut në Tiranë.

Astmer Bilali

Të dy të burgosurit kanë pësuar dëmtime të rënda duke bërë që të përfundojnë në spitalin e burgut. Bilali dhe Thani kanë qenë duke ngrënë drekë sëbashku me disa persona të tjerë dhe në ato momente ka lindur një konflikt mes tyre që përfundoi me sherr fizik.

Bilali dhe Thani pasi kanë nisur të godasin njëri tjetrin, ky i fundit është ndihmuar edhe nga disa persona të tjerë, shokë të tij në burg. Pas rrahjes mes tyre, kanë ndërhyrë rojet e burgut duke bërë ndarjen mes të dëmtuarve.

Pas sherrit Astmer Bilali dhe Mikel Thani u transportuan drejt Tiranës për të marrë mjekim të specializuar në spitalin e burgut pas dëmtimeve të rënda që kanë pësuar në trup.

Mikel Thani u arrestua në 2015 pasi ishte i dyshuar për plagosjen e prindërve të ish të fejuarës dhe mbesës së tyre ndërsa Astmer Bilali është arrestuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.

Asmer Bilali u arrestua në operacionin “OAZ” në shtator 2018 bashkë me 10 anëtarë të fisit Bajri për prodhim dhe armëmbajtje pa leje, organizimi i lotarive të palejuara, pastrim parash, gjobëvënie, prodhim dhe shitje narkotikësh. Në prill 2019 Asmer Bilalit i vranë babanë dhe xhaxhain, Astrit dhe Brahim Bilalin.

Ndaj Astmer Bilalit rëndojnë akuzat për sigurim kushtesh për të kryer vrasje të ngelur në tentativë ndaj shtetasve Dorjan Duli, Ibrahim Lici dhe Genc Tafili. Bilali është në qeli pas megaoperacionit Metamorfoza në korrik 2023.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...