Arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Date:

Share post:

Policia spanjolle ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në Cadiz, pasi u kapën duke ruajtur një sasi prej një ton kanabisi.  Mësohet se të dy shqiptarët mbanin pushkë automatike të njohura si Kallashnikov (AK-47) dhe ndodheshin në një shtëpi në zonën Pelayo, në Algeciras.

Sipas policisë spanjolle, droga kishte mbërritur në Cadiz nëpërmjet plazheve në Algeciras dhe Tarifa, ku kishin mbërritur edhe anijet e drogës që transportonin ngarkesën e kanabisit të mbajtur nga shqiptarët e arrestuar.

U kapën duke ruajtur 1 ton kanabis brenda një shtëpie, arrestohen

Aksioni policor është rezultat i një hetimi paraprak që bëri të mundur gjetjen e një prone të përdorur nga organizata kriminale si ” çerdhe “, një term i përdorur në zhargonin e policisë për t’iu referuar vendeve të destinuara për të fshehur dhe ruajtur sasi të mëdha droge.

Policia njoftoi gjithashtu se dy individë me origjinë shqiptare, përgjegjës për ruajtjen e depove, kishin tre pushkë Kallashnikov të mbushura, në gjendje të përsosur pune dhe me kapacitet të menjëhershëm për të hapur zjarr.

Dy shqiptarët u sollën para Gjykatës së Detyrës së Algecirasit mëngjesin e 9 janarit ku u urdhërua dhe burgosja e tyre.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...