Lumi Erzen rrezikon te dalë sërish nga shtrati

Date:

Share post:

Raportimi ditor I Shtabit të emergjencave civile në prefekturën e qarkut të Durrësit, këtë të diel ndalet te situata në lumenj dhe ajo meteorologjike në Qarkun Durrës që paraqitet e qëndrueshme në orët e para të mëngjesit, pas reshjeve me intensitet të ulët që kanë rënë gjatë natës.

Strukturat operacionale dhe ato të emergjencave civile vijojnë të jenë në terren, në gatishmëri dhe në koordinim të vazhdueshëm me Shtabin e Emergjencave Civile.

Në territorin e Bashkisë Durrës, mëngjesi gjatë natës janë regjistruar reshje shiu me intensitet shumë të ulët, pa shkaktuar problematika të menjëhershme.
Sa i përket situatës hidrike, lumi Erzen ka shënuar rritje të nivelit të ujit dhe ndodhet në kuota maksimale, ndaj po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm. Lumi Ishëm paraqitet në kuota normale, pa rrezik për përmbytje.

Në Bashkinë Krujë, gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët. Në zonat malore, veçanërisht në fshatin Cudhi, është vërejtur prania e borës, e cila ka mbuluar pjesë të territorit malor.
Lumenjtë Gjole dhe Zezë janë në kuota normale. Grupet e punës do të vijojnë inspektimet në zonat problematike për evidentimin e plotë të dëmeve të mundshme.

Sipas Shtabit, në territorin e Bashkisë Shijak, gjatë natës janë shënuar ndërprerje të energjisë elektrike në zona si Shijak, Sallmone dhe Gjiri i Lalzit, por furnizimi është rikthyer plotësisht. Ndërkohë, lumi Erzen edhe në këtë territor ka rritur nivelin e ujit dhe ndodhet në kuota maksimale, duke u mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm nga grupet e emergjencave.

Aktualisht nuk raportohet për situata emergjente, por strukturat mbeten në gatishmëri, veçanërisht në zonat pranë shtratit të lumit Erzen.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...