“Lëpirëset me gozhdë”, AKU sqaron të vërtetën

Date:

Share post:

Alarmi ndaj një produkti të rrezikshëm ushqimor për fëmijët në treg ka nxitur reagimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. AKU ka sqaruar opinionin publik në lidhje me deklaratën e pavërtetë dhe të pabazuar mbi mosbllokimin e një produkti lëpirëse për fëmijë, të supozuar se përmban gozhdë.

Në njoftimin e AKU-së, theksohet se informacioni mbi këtë produkt ka ardhur nga sistemi RASFF më datë 18 janar 2024, ku Shqipëria është përfshirë për ndjekje. 

Pas marrjes së këtij njoftimi, AKU ka ndërmarrë menjëherë hapat për verifikimin e rastit në terren dhe kontrollin e dokumentacionit të importit nga Pikat e Inspektimit Kufitar (PIK).

Gjatë shqyrtimit të të dhënave nga PIK, është konfirmuar se produkti “Johny Bee Strawberry Pop Lizak z mini drażetkami o smaku truskawkowym” (lëpirëse me luleshtrydhe) me numër LOT KD4354 dhe datë skadence 29 prill 2026 nuk është importuar në Republikën e Shqipërisë dhe, për pasojë, nuk është shpërndarë në tregjet e vendit.

AKU rikonfirmon, sipas deklaratës, përkushtimin e tij në garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit, duke qëndruar në gatishmëri të plotë për kryerjen e misionit të tij.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në Fier, përplasen dy makina, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Fier, pas përplasjes së dy automjeteve pranë Spitalit...

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...