Moti i keq në Korçë, disa zona ende pa energji, vijon puna për mbylljen e argjinaturës

Date:

Share post:

Pas ndërprerjeve të reshjeve të shiut ekipet e punës në bashkëpunim me Bashkinë Maliq, Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit po punojnë për mbylljen e çarjes e argjinaturës së lumit Devoll.

Përmes një njoftimi nga prefektura e qarkut Korçë, bëhet me dije se segmentet rrugore janë të kalueshme, përveç aksit Maliq-Kufi Gramsh ku problematikë mbeten aluvionet në formë balte që vijnë nga skarpatat, kryesisht në zonën e Lozhanit.

Gjithashtu, raportohet se disa zona kanë probleme me energjinë elektrike.

Njoftimi i plotë:

Prefektura e Qarkut Korçë informon se, sipas të dhënave nga ARRSH – Drejtoria Qendër–Lindje, gjatë natës nuk janë regjistruar reshje në akset rrugore të qarkut. Temperaturat kanë qenë nën zero dhe është kryer kriposje në zonat problematike.

Në segmentet Ersekë–Leskovik dhe Maliq–Kufi Gramsh qarkullimi vijon normalisht. Në aksin Maliq–Kufi Gramsh problematikë mbeten aluvionet në formë balte që vijnë nga skarpatat, kryesisht në zonën e Lozhanit.

Në akset Boboshticë–Dardhë, Lapidari Podgorie–Podgorie–Liqenas, si dhe në lotin 7 (Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë), është kryer kriposje sipas nevojës dhe qarkullimi është normal.

Në akset Korçë–Ersekë dhe Zemblak–Goricë–Bilisht–Miras nuk raportohen probleme, ndërsa qarkullimi rekomandohet të kryhet me goma dimërore.

OSHEE – Drejtoria Rajonale Korçë raporton se aktualisht janë 3 fiderë pjesërisht të stakuar, me një numër të kufizuar abonentësh pa energji elektrike:

Në zonën e Maliqit, 14 abonentë ruralë;

Në zonën e Pogradecit, 4 abonentë privatë;

Në zonën e Gjançit, 2 abonentë.

Ekipet e OSHEE-së ndodhen në gatishmëri për riparimin e defekteve në terren. Të gjithë fiderët që furnizojnë konsumatorë të rëndësisë së veçantë janë funksionalë. Hidrovori i Pogradecit vijon punën normalisht.

Ndërkohë, vijon puna për mbylljen e çarjes së argjinaturës së lumit Devoll, me angazhimin e mjeteve të Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkëpunim me Bashkinë Maliq dhe Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit.

Nga bashkitë e qarkut nuk raportohen problematika të reja. Strukturat përgjegjëse vijojnë të jenë në terren për normalizimin e plotë të situatës dhe sistemimin e dëmeve të mbetura.

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...