Aksidenti në Durrës/ Humb jetën 18-vjeçarja, plagosen 3 të rinj

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi natën e kaluar në Durrës, te Ura e dajlanit. Një automjet tip BMW X5 doli nga rruga dhe ra nga mbikalimi, duke përfunduar poshtë tij, në një hapësirë ku tregtohen lule.
Si pasojë e aksidentit, një vajzë 18-vjeçare humbi jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit 26 vjeç nga Fieri, i plagosur rëndë ndodhet në spital. Të plagosur kanë mbetur dhe 2 këmbësorë, përkatësisht 33 dhe 35 vjeç.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë për nxjerrjen e personave që ndodheshin brenda automjetit, ndërsa grupi hetimor, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Në një pjesë të mbikalimit të Urës së Dajlanit ka pasur punime së fundmi, në njërën korsi. Shpejtësia në drejtim dhe situata në rrugë mund ta ketë çuar të riun drejt një manovre të gabuar duke përfunduar jashtë mbikalimit. Nuk dihet ende nëse ka pasur edhe rrethana të tjera që kanë ndikuar në aksident.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...